hithi.kosova@gmail.com +383 (0) 44 224 586

Rreth Nesh

Shoqata e Karikaturistëve HiTHi është organizatë jo qeveritare e themeluar me datë 16.10.2017 nga një grup karikaturistësh nga qyteti Ferizaj, Republika e Kosovës.

Themelimi i SH.K HiTHi erdhi si rezultat i pushimit të aktivitetit të Shoqatës së Karikaturës ‘’Thumbi’’, ne si dashamirës u detyruam ta themelojmë Shoqatën e Karikaturistëve ‘’HiTHi’’ në Ferizaj, që përmes saj t’a zhvillojmë aktivitetin tonë, por edhe t’i tubojmë rreth vetes edhe karikaturistët tjerë, jo vetëm nga Ferizaj, por edhe më gjërë.
Ky hap është treguar i qëlluar, sepse jemi rritur në numër, që na jep shpresë se do ta rrisim edhe cilësinë! Ekspozita e radhës e cila do të hapet në lokalet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, është e katërta me radhë dhe tanimë është bërë tradicionale.
Se publiku ferizajas e don karikaturën, për këtë jemi bindur nga pjesëmarrja e tyre massive në hapje dhe pas saj dhe ekspozitat tona kanë qenë më të vizituarat.

Ajo që ka gëzuar më së shumti, janë të rinjtë dhe fëmijët të cilët e kanë vizituar ekspozitën në grupe, të përcjellur nga profesorët e artit. Interesimi I nxënësve ka qenë i njëmendët, sepse ata shpesh na kanë bërë ftesë që edhe ne të jemi prezent në Galeri për t’iu përgjigjur pyetjeve që atyre u interesojnë për karikaturën në përgjithësi.
Sot SH.K HiTHi mirret dhe organizon aktivitetet kryesore të karikaturës në Kosovë dhe në parteritet me organizata mike dhe në Shqipëri e më gjerë.Konsulent të jashtëm dhe bashkpunëtorë: Prof.DR. Bujar Kapexhiu - Mjeshtër i madh (Albania), Tome Trajkov (North Macedonia), Luc Descheemaeker (Belgium), Luljeta Goranci (Kosovë), Rustem Yilmaz (Turqi)

Më të rejat

Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës, Ferizaj 2023

22 Mar, 2023

Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës, Ferizaj 2023 - Edicioni i 9-të, hap konkursin për pranimin e punimeve në fushën e karikaturës. Afati për dorëzimin e punimeve: 22 maj deri më 30 qershor 2023.

International Cartoon Festival, Ferizaj 2023

22 Mar, 2023

Ninth Edition, has opened the call for the competition for the acceptance of works in the cartoon field. The deadline for submission of works is 22 May until to 30 June 2023.

EKSPOZITA E PERBASHKËT E KARIKATURES KOSOVË - SHQIPËRI

3 Dec, 2022

Karikaturistet nga Kosova : Luljeta Kujtimi-Goranci, Imri Musliu, Selajdin Hajdini e Agron Sejdiu. Nga shqiperia Endri Beqo. E falënderojmë ambasadorin e Kosovës në Tiranë z. Skender Durmishi i cili në mesditë na priti në zyrën e tij dhe në mbrëmje........

BIENALA NDËRKOMBËTARE

1 Dec, 2022

Në Bienalen Ndërkombëtare e Karikaturës Niko Nikolla e cila u hap sonte, Luljeta Goranci e Agron Sejdiu nga Kosova fituan çmime speciale.Në hapje ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës.........

HAPET EKSPOZITA E STRIPIT NE FERIZAJ

15 Nov, 2022

Ekspozita me autore nga Maqedonia e Veriut eshte organizuar nga SHK Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosova Cartoon ne bashkepunim me Tome Tomce Trajkov. Aktivitetet vjetore të HiTHi mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë......

Puntori e Stripit

14 Nov, 2022

Është mbajtur me sukses punëtori e stripit me temë ''stripi bashkëkohor aktual'' me mentor Tome Tomce Trajkov, koordinator i Qendrës së Stripit në Veles.......

Vizitë në Beyoğlu dhe Kadıköy Belediyesi

5 Nov, 2022

Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosova Cartoon javën e kaluar ka realizuar vizitë në komunat Beyoğlu dhe Kadıköy Belediyesi.Qëllimi i vizitës.....

Festivali i Karikaturës

6 Oct, 2022

Festivali vazhdon të vizitohet nga grupe të organizuara, këtë herë pritëm të rinjë e të reja nga Fondacioni Kulturor 15 Shkurti!

NE JEMI UDHËTARË, ARTI ËSHTË I PËRJETSHËM

5 Oct, 2022

Pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19 ishte një e keqe e madhe që e goditi botën këto vite. Ndodhi të mbyllemi më keq se kur plasnin luftat e...........

VIZITË NGA HANDIKOS FERIZAJ

29 Sep, 2022

Festivali Ndërkombëtar të Karikaturës, edicioni i 8-të sot u vizitua nga antarët e Handikos Ferizaj. Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosova Cartoon...........

VIZITË NGA ANTARËT E HENDIFER

28 Sep, 2022

Antarët e Hendifer sot vizituan nga afër karikaturat e prezantuara në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës, edicioni i 8-të. Ata u pritën nga...........

VIZITË NË Manifesta Biennial!

25 Sep, 2022

VIZITË MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE!

25 Sep, 2022

MBAHET PUNTORI ME TË RINJË PËR FUSHËN E KARIKATURËS!

24 Sep, 2022

VIZITË MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE!

24 Sep, 2022

HAPET EDICIONI I TETË I KARIKATURËS NË FERIZAJ!

23 Sep, 2022

Përfshirja e të rinjëve ne artin e Karikaturës

22 Sep, 2022

Është mbajtur takimi i parë me të rinjë nga Komuna e Ferizajt me qëllim të përfshirjes së të rinjëve në artin e karikaturës! Takimi u hap nga...........

Ekipi

Imri Musliu

Drejtor Ekzekutiv

Selajdin Hajdini

Karikaturist - trajner për karikaturë

Besnik Rrustemi

Koordinator i aktiviteteve

Agron Sejdiu

Grafist - trajner për strip dhe karikaturë

Konsulent të jashtëm dhe bashkpunëtorë

Bujar Kapexhiu

Mjeshtër i madh - Albania

Tome Trajkov

North Macedonia

Luc Descheemaeker

Belgium

Luljeta Goranci

Kosovë

Rüstem Yılmaz

Turkey

Kontakti

Lokacioni:

Ramadan Rexhepi, Ferizaj, KOSOVO

Thirr:

+383 (0) 44 224 586

Thirr:

+383 (0) 44 855 624

Parteneret dhe Donatoret

Festivalin e organizon Shoqata e Karikaturistëve HiTHi-Ferizaj me përkrahjen finaciare të Ministrisëe së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Ferizajt dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.