FESTIVALI DHE AKTIVITETE PERCJELLESE 2025:
Edicioni i 11-të sjell një përmbledhje të veçantë me veprat e karikaturistëve nga mbarë bota, të cilët me humor dhe art kanë reflektuar mbi temat e këtij viti.
Shfleto katalogun këtu: https://heyzine.com/flip-book/8fb2658418.html
Lokacionet: Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Janjevë
Organizator: Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosovo Cartoon
Partnerë Institucionalë: Komuna e Ferizajt, Komuna e Shtimes, Komuna e Hanit të Elezit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës Ferizaj 2025 – Edicioni XI u mbajt gjatë muajit shtator 2025 dhe përfshiu një agjendë të pasur aktivitetesh artistike, edukative dhe kulturore. Festivali synoi promovimin e karikaturës si formë e rëndësishme e shprehjes artistike dhe komunikimit shoqëror, duke bashkuar artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, të rinj, fëmijë dhe komunitete të ndryshme.
22 Shtator 2025
Aktivitetet e festivalit filluan me kampingun për të rinj me temën “Karikatura ndryshon botën”, i mbajtur në fshatin Jezerc, Ferizaj. Ky aktivitet shërbeu si hapësirë kreative dhe edukuese për të rinjtë, duke nxitur mendimin kritik dhe shprehjen artistike.
Gjatë ditës u bë pritja zyrtare e mysafirëve ndërkombëtarë dhe bashkëpunëtorëve të festivalit. Në kuadër të agjendës u organizua edhe debati me temë “Roli i karikaturës si zhvillim socio-kulturor në vendet e Ballkanit”, i cili u mbajt në ambientet e Shoqatës së Karikaturistëve HITHI. Debati solli diskutime të vlefshme mbi ndikimin e karikaturës në shoqëri dhe kulturë.
23 Shtator 2025
Paradite u zhvilluan takime protokollare me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, përfshirë Zyrën e Kryetarit të Komunës, DKRS dhe MKRS, në Komunën e Ferizajt.
Gjatë pasdites u mbajt punëtoria për të rinj nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI dhe Kosovo Cartoon, nën udhëheqjen e artistëve të njohur ndërkombëtarë Tome Trajkov dhe Angela Petrusevska.
Në mbrëmje u zhvillua aktiviteti kryesor i festivalit, që përfshiu:
• Hapjen zyrtare të Ekspozitës së Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2025 – Edicioni XI;• Ndarjen e çmimeve të festivalit dhe Çmimin Vjetor “Luljeta Goranci – Shpirti i Lirë Artistik”;• Një kënd post mortum kushtuar artistes Luljeta Kutimi Goranci dhe këndin e karikaturës së artistit Mentor Berisha (mysafir special i festivalit);• Koktej rasti dhe mbrëmje muzikore në Platónë e Galerisë së Arteve.
24 Shtator 2025
U organizua vizitë kulturore në monumentet e trashëgimisë kulturore, me destinacion Janjevën, duke promovuar lidhjen ndërmjet artit dhe trashëgimisë kulturore.
Gjatë ditës u mbajt punëtoria “Skulptura Karikaturë” me artistin Endri Beqo, si dhe aktivitete gjithëpërfshirëse me persona me nevoja të veçanta.
Në orët e pasdites u zhvillua diskutimi “Krijimtaria artistike e karikaturistëve nga Bullgaria”, ndërsa në mbrëmje u bë hapja e ekspozitës në Qendrën e Kulturës në Han të Elezit.
25 Shtator 2025
Në Qendrën e Kulturës në Shtime u organizua diskutimi me temë “Krijimtaria artistike e karikaturistit Ramadan Zaplluzha ‘Therrë Murrizi’”.
Po atë ditë u bë edhe hapja e ekspozitës në Shtepinë e Kulturës në Shtime, duke e sjellë artin e karikaturës më afër publikut të gjerë.
26 Shtator 2025
U mbajt punëtoria “Karikatura” me artistin Imri Musliu, si dhe aktivitete kreative për fëmijë, të organizuara nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI / Kosovo Cartoon, me fokus edukimin artistik dhe zhvillimin e imagjinatës së fëmijëve.
Mbyllja e Festivalit
Mbyllja zyrtare e ekspozitave të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës Ferizaj 2025 – Edicioni XI u realizua në disa lokacione: Galeria e Arteve në Ferizaj, Qendra e Kulturës në Han të Elezit dhe Qendra e Kulturës në Shtime.
Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës Ferizaj 2025 – Edicioni XI u realizua me sukses, duke dëshmuar rëndësinë e karikaturës si mjet artistik, edukativ dhe shoqëror. Aktivitetet e shumta kontribuuan në shkëmbimin kulturor ndërkombëtar, fuqizimin e të rinjve, përfshirjen e komuniteteve të ndryshme dhe promovimin e artit vizual në Kosovë dhe më gjerë.
Fituesit e 3 Çmimeve Kryesore – Tema: “Jeta e Zogjve”
Agim Sulaj –Itali
Serpil Kar –Turqi
Damir Novak –Kroaci
Fituesit e 3 Çmimeve Kryesore – Tema e Lirë
Oleksiy Kustovsky –Ukrainë
Abbas Naaseri – Iran
Walter Toscano – Peru
Fëmijët zbulojnë botën e karikaturës
Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe argëtuese, organizuam një aktivitet të veçantë kushtuar njohjes dhe familjarizimit me artin e karikaturës, Kampingu për të rinj: “Karikatura ndryshon botën”.
Qëllimi kryesor ishte të ndëgjegjësonim femijët për këtë formë shprehjeje artistike, duke shpjeguar se si një vizatim në dukje i thjeshtë fsheh një thellësi mendimi dhe një mesazh të fuqishëm.
Pas diskutimit, fëmijët morën mundësinë të shprehin njohuritë e tyre të reja dhe opinionet përmes vizatimit.
Atyre u kërkua të krijojnë karikaturat e tyre të para, duke përqendruar një tipar karakteristik ose duke dërguar një mesazh të thjeshtë dhe personal.
Ky aktivitet konfirmon se duke u afruar femijëve materiale stimuluese, nxisim jo vetëm njohuri, por edhe mendim kritik dhe dashuri për artin.
Ceremonia e hapjes së ekspozitës së Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës – Edicioni i 11-të.
Mbrëmë u bë hapja e ekspozitës, të cilën e shpalli të hapur z. Imri Musliu, Drejtor i Festivalit.
Imri Musliu ndau çmimin kryesor të festivalit artistit nga Italia Agim Sulaj.
Vlora Goranci përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti dhe ndau Çmimin “Luljeta Kujtimi Goranci – Shpirt i Lirë Artistik”, i cili iu dha artistes nga Polonia, Izabela Kowalska-Wieczorek.
Faruk Tasholli ndau çmimin për artistin nga Kroacia, Damir Novak.
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Shtimes, znj. Albana Fazliu, ndau çmimin për artistin Walter Toscano.
"Art pa kufij" me Endri Beqo!
Së bashku me një grup personash me aftësi ndryshe, krijuam më shumë se art krijuam lidhje, emocione dhe ëndrra të prekshme.
Nën udhëheqjen e karikaturistit dhe skulptorit të talentuar Endri Beqo, punëtoria jonë u shndërrua në një hapësirë të hapur për shprehje dhe bashkëkrijim.
Me vizatime të lira dhe skulptura të krijuara me pasion, çdo pjesëmarrës tregoi historinë e vet pa fjalë, por me ngjyra, forma dhe shpirt.
Ky nuk ishte thjesht një aktivitet arti ishte një udhëtim i përbashkët ku arti fshiu dallimet dhe foli gjuhën e përbashkët të njerëzores.
Arti nuk ka kufij. Ashtu si dashuria, shpirti dhe krijimtaria.
Së bashku me karikaturistë ndërkombëtarë, patëm kënaqësinë të vizitojmë fshatin e bukur Janjevë një perlë e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Gjatë vizitës, patëm rastin të shohim nga afër monumentet që janë në mbrojtje të përhershme, si dhe të ndalemi në Kishën e Shën Nikollës një dëshmi e gjallë e historisë dhe bashkëjetesës kulturore.
1. Krijimtaria artistike e karikaturistit nga Bullgaria u prezantua në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës!
2. Në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës, kemi kënaqësinë të hapim ekspozitën tonë edhe në Qytetin e Hanit të Elezit!
3. Në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës, u hap ekspozita në qytetin e Shtimes, në praninë e Kryetarit të Komunës, Dr. Qemajl Aliu, dhe Drejtoreshës së Kulturës, znj. Albana Fazliu.
4. Në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës, u realizua aktiviteti simbolik "Ecja e mëngjesit", i cili organizohet çdo vit dhe ka për qëllim vizitën e disa prej monumenteve të trashëgimisë kulturore në Komunën e Ferizajt. Gjatë këtij aktiviteti u vizituan: Murali i Kamarierit, Biblioteka e Qytetit "Sadik Tafarshiku", si dhe kompleksi i objekteve fetare Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse.
U publikuan 3 numra të Revistës satirike, sociale, kulturore HITHI QESH
Pjesëmarrja në Konkursin Ndërkombëtar
Eventi: Annual International Competition for Caricature & Satirical Portraiture
Edicioni: Fifth Edition – 2025
Organizuar nga: CARICATUNIS
Vendndodhja: Willa