Skip to content

Edicioni 3, Viti 2017

EDICIONI I TRETË I KARIKATURËS NË FERIZAJ, viti 2017, 3 maj 2017

Në vitin 2017, u themelua Shoqata e Karikaturistëve HiTHi (20.09.2017), organizatë joqeveritare në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Disa nga aktivitetet kryesore të shoqatës HiTHi janë bashkangjitur më poshtë.

Grupi i karikaturistëve të Ferizajt në bashkëpunim me Galerinë e Arteve në Ferizaj
Për: Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport-Ferizaj
Lënda: KËRKESË
Grupi i karikaturistëve të Ferizajt në bashkëpunim me Galerinë e arteve në Ferizaj i drejtohen Drejtorisë për Kulturë, rini dhe Sport-Ferizaj me këtë kërkesë, që ta mbështesë
EKSPOZITËN KOLEKTIVE TË KARIKATURËS
Kjo ekspozitë do të hapet më 20 prill 2017 në Galerinë e Arteve në Ferizaj
Tema: E lirë
Arsyetimi:
Përmes kësaj ekspozite u jepet hapësirë ekspozimi të gjithë atyre që merren me këtë art dhe ruhet kontinuiteti i këtij aktiviteti të filluar viteve të fundit në Ferizaj e më gjërë. Gjithashtu, përmes ekspozitave të tilla frymëzohen të rinjtë që të masovizohet ky aktivitet dhe në një të ardhme të afërt të flasim edhe për cilësinë dhe konkurrencën edhe në këtë art deficitar, jo vetëm në qytetin e Ferizajt por edhe në Kosovë përgjithësisht.
17 mars 2017 Ferizaj
Bartës i projektit: Imri Musliu-karikaturist
imrimusliu@hotmail.com
mob.044 224 586
Nga e majta: Selajdin Hajdini, Benjamin Haxha, Imri Musliu e Agron Sejdiu

Donors & Partners: