Edicioni 10, Viti 2024
Festivali Ndërkombëtar i Karikaturës, Ferizaj 2024 – Edicioni i Dhjetë
Të dhënat statistikore për Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës, Ferizaj 2024 - Edicioni i dhjetë
Infografi:
Shtete: 59
Karikatura: 1116
( Tema 1: 560 karikatura; Tema 2: 556 karikatura)
Karikaturistë: 253 ( Femra 44 ose 17.6 % dhe meshkuj 209 ose 82,4 % )
Fëmijë 5 ose 2 %
Shteti me me së shumti pjesëmarrtë është Irani me 50 karikaturistë, prej tyre 23 femra ose 46 % dhe 27 meshkuj ose 54 %, me gjithsej 229 karikatura ose 20.9 % nga numri i përgjithshëm i karikaturave.
Kosova merr pjesë me 4 karikaturistë ose 1.6 % nga numri i përgjithshëm i karikaturistëve me gjithsej 23 karikatura ose 2.1 % nga numri i përgjithshëm i karikaturave.
FITUESIT
Takim protokollar
ÇASTE NGA HAPJA, NË HAPËSIRAT E JASHTME TË QENDRËS RINORE NË FERIZAJ
LISTA E MYSAFIRËVE TË CILËT ERDHËN NË FERIZAJ DHE QËNDRUAN BASHKË GJATË GJITHË KOHËS SA ZGJATI FESTIVALI
1/ Arben Meksi – karikaturist dhe arkitekt, Vlorë – Shqipëri
2/ Besion Meksi, djali dhe shoferi i Arben Meksit, Vlorë – Shqipëri;
3/ Endri Beqo, karikaturist, animator. Punon në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, AA Film Company, profesor në Asema Academy Music & Art, …. Jeton në Tiranë – Shqipëri;
4/ Lujeta Goranci, piktore, ilustratore, karikaturiste, …. .Ka diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Jeton në Prizren;
5/ Gani Sunduri, strip autor, karikaturist, drejtor i Shoqatës së Stripit Xhennet Comics të Kosovës dhedrejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës. Jeton në Prizren;
6/ Damir Novak, karikaturist, organizator i Festivalit të Karikaturës në Çakovec dhe botues i Revistës Satirike “Pikaç” në Çakovec – Kroaci;
7/ Lubomir Mihailov, sekretar general në SBH, seksioni i karikaturës;
8/ Maya Tcholakova, ka studjuar ilustrimin në Akademinë e Arteve në Sofje. Punon në UASG – Sofje, Nga viti 1994 deri më tani punon edhe në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” të Sofjes. Jeton në Sofje – Bullgari;
9/ Valentin Georgiev – Ruse (Kryetar I grupit të aristëve nga qyteti Ruse) – Bullgari;
10/ Diljana Nikollova, kryetare e Bordit Drejtues të SBH, seksioni I karikaturës, Sofje – Bullgari;
11/ Evgenij Naçev – Pernik, punon në gazetat „Strshell“ dhe „Pras – Pres“, Sofje – Bullgari;
12/ Rosi Mihaillova, bashkëshortja e Lubomir Mihaillovit – navigator
13/ Tuna Ceylan, karikaturist. Jeton në Stamboll – Turqi
Më 4 maj 2018 u hap edicioni i 5-të i festivalit të karikaturave vizatimore në Art. Galeria në Ferizaj.
Më 4 korrik 2019 u organizua festivali i radhës në 50 shtete mori pjesë, me 314 karikaturistë dhe 1337 karikatura. Më 23 shtator 2020 aplikuan 259 artistë nga 53 vende të botës, me 1063 filma vizatimorë, nga të cilët 29 gra ose 11.2% dhe 230 burra ose 88.8%.
Në botimin e fundit, në vitin 2021, Morën pjesë 56 vende, 1268 karikaturistë (39 gra dhe 228 burra), numri i karikaturat 1358!
AKTIVITETET VJETORE 2022: Gjatë vitit 2022 Bashkëpunimin e kemi rritur në fushën e konsulencës profesionale dhe shkëmbimit të përvojave me profesionist te fushes nga Belgjika, Maqedonia, Serbia dhe Shqiperia. FESTIVALI DHE AKTIVITETE PERCJELLESE 2022 Bilansi total i prurjes për festivalin e sivjem është: 56 shtete, 267 karikaturistë (39 femra e 228 meshkuj), numri i karikaturave 1358!
KATALLOGU:
FESTIVALI DHE AKTIVITETE PERCJELLESE 2023: FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR TË KARIKATURËS, FERIZAJ 2023 – EDICIONI I NËNTË Bilansi total i prurjes për festivalin e sivjem është: 60 shtete, 306 karikaturistë (46 femra e 260 meshkuj), numri i karikaturave 1312!
KATALLOGU:
Korrik 12.07.2023 – EKSPOZITA NDËRKOMBËTARE RETROSPEKTIVE E KARIKATURËS në Pejë Gusht 23.08.2023 – Salloni i 20-të Ndërkombëtar i Stripit “Veles 2023” 8 partnerët nga Ballkani Perëndimor! PROMOVIMI I KARIKATURES TEK FEMIJET DHE TE RINJET E ZONAVE RURALE Mbi 150 femije jane angazhuar ne aktivitete per promovimin e karikatures, keto aktivitete jane mbajtur ne 8 fshatra kurse kjo tradite gjate vitit 2024 eshte duke vazhduar edhe ne 18 fshatra te tjere. Rrjetizimi rajonal dhe nderkombetar: Marreveshja me Shoqaten e stripit te Maqedonise – dhe pjesemarrja ne partneritet me Shoqata tjera nga rajoni ne projektin qe kemi fituar me donatorin Visegrad found. Marreveshja partneritetit me Orgnizaten Moja Cariera dhe fitimi i grantit tek donatori British Council. Projekti ‘’Krijime të shëndetshme artistike nëpërmjet karikaturës dhe njohja me trashëgiminë Kulturore të vendit tonë nga fëmijët dhe të rinjët e moshave 15-24 vjeç’’ i fituar nga Banka Botërore. Takimi koordinuese ne tetor me grupin e karikaturistëve nga Sofja. Takimi koordinues me Festivali Ndërkombëtar i Karikaurës, Kolashin. HiTHi per vitin 2023 ka pasur mbështetet financiarisht nga Ministria e Kultura, Rinia dhe Sporti, Ministria e Punëve te Jashtme dhe Diaspora – Republika e Kosovës dhe Komuna e Ferizajt dhe ka qene ne partneritet ne dy projekte nje me Shoqaten e stripit te Maqedonise – Donatori Visegrad found dhe tjetra me Orgnizaten Moja Cariera tek donatori British Council. Ne vitin 2024 kemi fituar dhe nje grand nga Banka Boterore i financuar nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes së Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe Implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.
drive.google.com