Edicioni 4, Viti 2018
EDICIONI I KATËRT I KARIKATURËS NË FERIZAJ 2018 FERIZAJ
Lista e artistëve pjesëmarrës:
1/ Agim Krasniqi-Prishtinë
2/ Agron Sejdiu-Ferizaj
3/ Alaudin Elezi-Ferizaj
4/ Binjamen Haxha-Pejë
5/ Bujar Kapexhiu-Tiranë
6/ Bujar Qeriqi-Lypjan
7/ Dafina Thaçi-Prishtinë
8/ Dora Tarani-Gjakovë
9/ Driton Kastrati-Gllogoc
10/ Errita Zuna-Prishtinë
11/ Fatmir Buqa-Ferizaj
12/ Gëzim Pozhegu-Gjakovë
13/ Imri Musliu-Ferizaj
14/ Luljeta Goranci-Prizren
15/ Mentor Zaplluzha-Prizren
16/ Meri File-Tiranë
17/ Olger’t Rakipllari-Tiranë
18/ Nderim S. Isufi-Ferizaj
19/ Nexhmedin Hasani ‘’Trisha’’-Ferizaj
20/ Ramadan Zaplluzha ‘’Therrë Murrizi’’-Prizren
21/ Selajdin Hajdini ‘’Sela’’-Ferizaj
22/ Shpend Kada-Pejë
23/ Uran R. Limani-Prishtinë dhe
24/ Tome Trajkov sjell disa stripa të botuar në gjuhën shqipe në “Strip Centar Veles”.
PËRZGJEDHJA E KARIKATURAVE PËR EKSPOZITËN E 3 MAJIT 2018 NË FERIZAJ
Para mysafirëve u prezantuan edhe krijues të vendeve të tjera. Thanë se ideja e një aktiviteti të tillë i motivon ata që punën e tyre ta shpërndajnë gjithandej trojeve shqiptare.
“Kam marrë pjesë në shumë ekspozita, në shumë panaire, po për herë të parë vi në Ferizaj, dhe t’u them të drejtën, ideja ime ishte se Ferizaj është qytet i vogël, por më besoni se paskeni qytet shumë të bukur, shumë të madh.
Kulmi i nivelit intelektual të një vendi matet me nivelin e humorit, me nivelin e karikaturës, por edhe demokracia e vërtetë varet tek subjektet dhe tek karikatura se çfarë subjektesh kapin, sa të fortë janë për të goditur, jo për të fyer, jo për të sharë, por për të goditur ato probleme të cilat nuk shkojnë mirë, për të goditur qoftë edhe personalitetet më të mëdha të shtetit, qoftë presidentin, kryeministrin, ministrat, e të tjerë“, tha krijuesi Bujar Kapexhiu nga Tirana.